Fillimisht aktiviteti u shtri në tregtimin e pjesëve të këmbimit për mjetet motorrike dhe automjetet e përdorura. Duke qënë se pjesët eksportoheshin nga Italia bëri që shoqëria të zinte një pjesë të madhe të tregut duke fituar kështu një emër në tregun shqiptar. Pas investimeve të njëpasnjëshme në vitin 1999 vëmendje të veçantë ju kushtua prodhimit të betonit duke marrë shkas nga eksperienca e tregëtuesve dhe prodhuesve italian.