Kotica eshte krijuar ne vitin 1993,

25 Vite eksperience

Fillimisht aktiviteti u shtri në tregtimin e pjesëve të këmbimit për mjetet motorrike  dhe automjetet e përdorura. Duke qënë se pjesët eksportoheshin nga Italia bëri që shoqëria të zinte një pjesë të madhe të tregut duke fituar kështu një emër  në tregun shqiptar. Krahas aktivitetit në vendin e saj kompania zhvillon dhe një aktivitet tregtar në Itali ku tregton makineri dhe pajisje të përpunimit dhe transportimit të betonit në mbare tregun ndërkombëtar.

null

Teknologjia e fundit

null

Cilesi

null

Shumellojshmeri

Pas investimeve të njëpasnjëshme në vitin 1999 vëmendje e vecante ju kushtua prodhimit të betonit duke marrë shkas nga eksperienca e tregëtuesve dhe prodhuesve italian. Që nga ky vit shoqëria Kotica punon pranë ndërtuesve për t’i furnizuar ato me produkte cilësore, me kushtet më tëmira teknike dhe për t’ju garantuar atyre zgjedhjen ideale. Fillimisht në blloqe, më pas në prodhimin e betonit Kotica hyri  ndjeshëm në treg   dhe bëri të mundur përthithjen e klienteve në menyre të menjëhershme. Duke punuar me teknologji Italiane me një shërbim të shpejt dhe duke ofruar produkte cilësore me çmime konkuruese të mbështetur dhe në faktin që për lëndën e parë u hap një lavatriçe, gjë që e cila uli ndjeshëm koston e prodhimit dhe rriti cilësine.

Kotica investoi gjerësisht në implementimin e teknologjisë italiane të re dhe moderne duke lehtësuar dhe modernizuar kështu proçeset e prodhimit.Produktet prodhohen sipas standarteve europiane.Shoqëria ofron gjithnjë një cilësi të lartë të prodhimeve pa lënë pas dore çmimet konkuruese dhe të përshtatshme me tregun. Ju vendos theksi trajnimit të Burimeve Njerëzore duke bërë keshtu një investim në cilësine e shërbimit dhe të sjelljes ndaj konsumatorit Kotica Sh.p.k është rritur në vazhdimësi falë besimit të klienteve të saj,do jetë gjithnjë e drejtuar drejt së ardhmes së ndërtimit. Kotica Sh.p.k sot dallohet si një nga shoqëritë më të mira në sektorin e prodhimit të betonit në nivel nacional.

Nese deshironi te porosisni produktet tona, na kontaktoni

Sjellim me te miren ne sektorin e prodhimit te betonit.